Një farmaci dhe një lokal në mes të Durrësit kanë rënë pre e hajdutëve.
Policia bën me dije se të dyja rastet janë regjistruar ditën e diel, konkretisht në lagjet nr. 1 dhe nr. 3, ndërsa autorët janë të paidentifikuar. Edhe në lokal, edhe në farmaci janë marrë një sasi lekësh.
-Më datë 30.07.2017, në lagjen nr. 1, është vjedhur farmacia e shtetases T.S. vjeç 57 banuese Durrës, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
-Më datë 30.07.2017, në lagjen nr. 3, është vjedhur lokali i shtetases A.Z., vjeç 26, banuese në Durrës, ku kanë marrë nje sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 Kodit Penal.





