Vidhet me thyerje një banesë në lagjen nr. 12 të Durrësit.

Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë gjatë natës së kaluar në banesën e shtetasit B.A., 38 vjeç, ku sipas policisë, kanë marrë sende me vlerë.

Policia thotë se ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.