Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur një argjendari në Pedonalen e Korçës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, ku autorët kanë thyer bravën e derës.
Vjedhja është konstatuar nga pronarët e biznesit që kanë shkuar në mëngjes për të hapur dyqanin.
Dyshohet se grabitësit kanë marrë disa bizhuteri, vlera e të cilave nuk dihet.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.





