SHKODER – Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi prej 7 milionë e 660 mijë lekë të vjetra në arkën e Bashkisë Vau i Dejës.

Sipas policisë, autorët kanë hyrë nga dritarja e tualetit të godinës, e nëpërmjet korridorit kanë hyrë në katin e dytë ku ndodhej dera e arkivës, të cilën e kanë hapur me mjete të forta. 

Brenda në kasafortë ndodhej e gjithë shuma e grabitur, ndërsa policia ka nisur procedimin penal për Vitore Gjon Gaci 50 vjeç me detyrë arkëtare në Bashkinë e Vaut të Dejës Shkodër, si edhe Marko Gjok Tanushi, 39 vjeç, me detyre roje private në Bashki.

Të dy këta persona akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.