Një ditë më parë raporton policia, është vjedhur një banesë në lagjen 12 në qytetin e Durrësit.
Pre e hajdutëve ka rënë banesa e shtetasit E.T, 39 vjeç. Sipas policisë, autorët ende të paidentifikuar kanë marrë një shumë lekësh e eurosh si dhe disa bizhuteri.
Ndërkohë ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, thotë policia në një njoftim për shtyp.





