Një banor i zonës së plazhit në Durrës është përballur me një surprizë të pakëndshme, kur është kthyer në shtëpi dhe ka konstatuar se hajdutët e kishin “vizituar” atë gjatë natës dhe kishin marrë me vete televizorin plazma.
52-vjeçari K.V. raportoi menjëherë rastin në polici, ndërsa kjo e fundit ka nisur hetimet për kapjen dhe identifikimin e autorëve.





