Një automjet tip “Benz” është vjedhur sërish në Durrës, po në zonën e Plazhit.

Policia bën me dije se “Më datë 16.01.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 13, Durrës, është vjedhur automjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit P.Ç, vjeç 31 banues në këtë lagje”.

Sipas bluve, makina e të riut ishte parkuar pranë banesës dhe sërish autorët ia kanë dalë ta vjedhin me lehtësi.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.