Vidhet një automjet në Durrës.
Policia e Durrësit bën me dije se një mjet tip “Benz” ka rënë pre e hajdutëve të paidentikuar.
Ngjarja ka ndodhur me datë 08.05.2018, në lagjen nr. 4 të qytetit.
Mësohet se makina e vjedhur është në pronësi të shtetasit Z.C, vjeç 52, banues në Durrës.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.





