Një biznes në Durrës ka rënë pre e hajdutëve mbrëmjen e kësaj të premteje.

Ngjarja ka ndodhur në një orëndreqës në bulevardin “Dyrrah” në lagjen nr.4.

Sipas informacioneve paraprake, një person ende i paidentifikuar ka hyrë në dyqan në momentin që pronarja ka qenë duke nxjerrë jashtë mbetjet urbane dhe ka marrë portofolin dhe sende të ndryshme.

Sikundër duket nga pamjet e siguruara nga “DurrësLajm“, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët po marrin në pyetje dëshmitarët okularë, si dhe po bëjnë këqyrjen e kamerave të sigurisë për identifikimin e autorit.