Një mjet tip “BMW” është vjedhur gjatë natës në Durrës.
Mjeti ishte parkuar pranë banesës së pronarit, shtetasit O.B, 26 vjeç, në lagjen nr. 17/1, ku u vodh nga persona ende të paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur natën e datës 6 nëntor, ndërsa të nesërmen kur i zoti ka konstatuar vjedhjen e makinës, ka bërë denoncimin në polici.
Uniformat blu ndërkohë kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.





