Gjatë natës së shkuar më 28 prill, një dyqan në zonën e Plazhit në lagjen nr.13 në Durrës ka rënë pre e hajdutëve.
Sipas informacioneve të policisë, në dyqanin me administrator shtetasin E.H., 37 vjeç, banues në Durrës, persona ende të paidentifikuar kanë marrë një sasi paketash cigare dhe një shumë lekësh (e paspecifikuar).
Dyqanet dhe banesat në këtë zonë, bien shpesh pre e vjedhjeve, dhe në të shumtën e rasteve, autorët nuk kapen nga uniformat blu. Edhe në këtë rast, policia e Durrësit thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.





