Persona ende të paidentifikuar nga policia e Durrësit kanë vjedhur një dyqan në lagjen 12.
Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur më datë 04.06.2018, ku gjatë natës është vjedhur dyqani i rrobave të shtetases E.H., vjeç 69, banuese në Durrës.
Mësohet se autorët, kanë marrë një DVR të dyqanit, kasafortën e cila brenda ka patur një sasi eurosh dhe disa bizhuteri floriri.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, neni 134 i Kodit Penal.





