Vidhet arka e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Kashar.
“DurrësLajm” mëson se vjedhja është konstatuar mëngjesin e sotëm, kur janë hapur zyrat nga personeli.
Menjëherë pas sinjalizimit të rastit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë duke nisur nga puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.





