Policia e Durrësit njofton se persona ende të paidentifikuar, kanë grabitur zyrat e një firme, gjatë natës.

Siç njoftojnë forcat blu, ngjarja ka ndodhur më datë 03.06.2018 në Xhafzotaj.

Emri i firmës e cila ka rënë pre e hajdutëve nuk bëhet me dije, ndërsa mësohet se autorët kanë marrë një sasi lekësh.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.