Një shtetas kosovar ka vjedhur kasafortën e një hoteli në Durrës.

Sipas informacioneve nga policia, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur ditën e mërkurë më 2 gusht, në zonën e Plazhit, ku është vjedhur kasaforta në recepsionin e një hoteli.

Brenda kasafortës ndodheshin një sasi lekësh, një sasi eurosh dhe dy pasaporta të shtetasve çekë.

Policia thotë se e ka identifikuar autorin e kësaj ngjarjeje, ai është shtetasi G.V., 44 vjeç, banues në Podujevë të Kosovës.

Po punohet për kapjen e kosovarit.