Një lokal në Durrës ka rënë pre e hajdutëve. Lokali me vendndodhje në lagjen nr. 11, në pronësi të shtetasit I.R., 22 vjeç, banues në Durrës, është vjedhur nga persona të paidentifikuar gjatë natës më 3 shkurt.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se hajdutët kanë vjedhur një shumë lekësh.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.





