14 korrik 2015 – Personat që vodhën një lopë në Shijak, e cila u gjet në Peshkopi, kanë rënë në prangat e policisë.
Dy ditë më parë, më 12 korrik, në Komisariatin e Policisë së Durrësit u paraqit shtetasi A.D., 59 vjeç, banues në Hamallaj të Shijakut, i cili denoncoi vjedhjen e një lope race, të cilit ia kishin grabitur në mal që më 8 korrik.
Pas denoncimit të tij, efektivët e policisë e gjetën lopën në Peshkopi dhe arrestuan për vjedhjen e kafshës 40-vjeçarin Shkëlzen Cala nga Shijaku dhe 24-vjeçarin Eraldo Mema nga Peshkopia.
Gjatë një kontrolli në banesën e Shkëlzen Calës, policia gjeti edhe një krehër automatiku dhe 18 copë fishekë model 56, të kalibrit 7.62 m/m.
Cala së bashku me të riun nga Peshkopia, do të hetohen nga Prokuroria e Durrësit për veprën penale “Vjedhje në bashkëpunim”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/