Vidhet automjeti në Durrës, në një zonë kryesore të qytetit dhe mbi të gjitha në pikun e lëvizjes.

Policia informon sot se “më datë 22.06.2018, rreth orës 10:00, në lagjen nr. 5, shtetases Sh.E. 25 vjeçe, banuese në Durrës i kanë vjedhur mjetin tip “Peugeot”.

Policia nuk i ka zbuluar ende autorët, megjithëse vjedhja është kryer në një orar kur ka shumë lëvizje dhe në një zonë të populluar siç është lagja 5, dhe personat mund të jenë pikasur nga banorë të ndryshëm.

Edhe në këtë rast, uniformat blu thonë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.