Një automjet tip “Benz” është vjedhur gjatë natës së shkuar në lagjen nr. 16 në Durrës.

Makina ishte parkuar para banesës së pronares, shtetases I.Z. 27 vjeçe, në momentin kur autori ende i paidentifikuar e ka 'avulluar'.

Vjedhjet e automjeteve tip “Benz” në qytetin e Durrësit, e kryesisht në zonën e Plazhit janë shumë të shpeshta, e në pjesën më të madhe të rasteve autorët nuk zbulohen.

Edhe në këtë rast, policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.