Tiranë, 21 korrik 2014 – Ditën e sotme deputetit të Partisë Socialiste, Paulin Sterkaj, i është vjedhur makina.
Efektivët e policisë janë në hetim e sipër për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
Ky nuk është rasti i parë që ndodh një grabitje e tillë kundrejt një deputeti. Kujtojmë që edhe deputetit Aldo Bumçi i ka ndodhur e njëjta gjë, kur përpara 3 vitesh makina e tij e tipit “Audi Q7” e cila ishte e parkuar para godinës së Ministrisë së Kulturës, u mor nga një person.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





