TIRANE, 15 mars 2013– Persona ende të paidentifikuar kanë çmontuar thuajse plotësisht makinën e deputetit të Partisë Socialiste, Ditmir Bushati.
Ngjarja mendohet se ka ndodhur gjatë mesnatës në garazhin e familjes së deputetit.
Makinës i janë hequr disa pjesë dhe targat, i janë thyer xhamat, ndërkohë që ka pësuar edhe dëmtime të tjera. Deputeti socialist e ka denoncuar vjedhjen në polici, por ende nuk është hedhur dritë se cilët mund të jenë autorët e kësaj ngjarjeje.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/





