Vidhet një makinë në pronësi të një shtetaseje në Shijak.

Mjeti tip “Ford” në pronësi të shtetases A.M., 48 vjeçe, sipas policisë, është vjedhur gjatë natës teksa ka qenë i parkuar para banesës së pronares.

Ngjarja është regjistruar më datë 1 prill në fshatin Koxhas.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.