Një automjet tip “Opel” është vjedhur në një nga rrugët më të frekuentuara në shëtitoren “Taulantia” në Durrës.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë dhe ka bërë të mundur identifikimin e autorit, të cilin e ka shpallur në kërkim.
Ai është shtetasi A.G. 35 vjeç, banues në Durrës, për të cilin uniformat blu po punojnë për ta kapur.
35-vjeçari akuzohet se ka vjedhur automjetin tip “Opel” në pronësi të shtetasit S. Xh. 45 vjeç, banues në Tiranë, të cilin e kishte parkuar afër Muzeut Arkeologjik.
Ndërkohë që vijon puna për kapjen e hajdutit, materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.





