Me një pistoletë kauçuku, një hajdut ka realizuar një vjedhje në një kazino në Tiranë, duke marrë gjithë xhiron ditore.
Policia e Tiranës njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 te kryqëzimi i “21 Dhjetorit” në një qendër lojërash fati.
Autori ka hyrë në kazino dhe duke kërcënuar punonjësin, ka marrë paratë që ishin mbledhur nga xhiroja ditore dhe ia ka mbathur.
Gjithçka e ka realizuar me pistoletë jo të vërtetë, por lodër.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe së bashku me grupin hetimor po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.





