Rikthehen vjedhjet në institucionet fetare në qytetin e Durrësit. Policia njofton se gjatë natës së mbrëmshme (29 qershor), është konstatuar vjedhja me thyerje e magazinës së Kishës në zonën e Kënetës.
Hajdutët kanë arritur të marrin 1 pompë dhe kanatën e derës së magazinës.
Ndërkohë, specialistët për Krimet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Pak kohë më parë, edhe xhamia e vëllezërve Bajrami në Plazh si dhe Myftinia e Durrësit ranë pre e hajdutëve.





