Policia e Durrësit raporton se në 24 orët e fundit janë regjistruar dy vjedhje, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
- Më datë 22.02.2017, gjatë natës në lagjen nr 7, Durrës, është vjedhur banesa e shtetasit A.Sh, vjeç 65, ku kanë marrë 2 televizorë.
- Më datë 23.02.2017, gjatë natës në lagjen nr. 14/1, është konstatuar se kamionit tip “Man”, në pronësi të shtetasit L.K, vjeç 63, i kanë vjedhur baterinë.
Ndërkohë, një 29 vjeçar nga Durrësi është kapur me disa sende shtëpiake të vjedhura në banesën e shtetases E.D, vjeç 59. Policia e Durrësit ka nisur procedim penal ndaj shtetasit D.K., banues në Durrës.





