Dy vjedhje janë regjistruar në Durrës, ku pre e hajdutëve ka rënë një “Benz” dhe një banesë.
Vjedhjet kanë ndodhur në lagjet 6 dhe 13, ndërsa autorët nuk janë identifikuar në të dyja rastet.
“Më datë 08.07.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 13, pranë banesës së shtetasit R.R., vjeç 63, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 09.07.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 6, është vjedhur banesa e shtetasit E.B., vjeç 18, ku kanë marrë 2 celularë dhe nje sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal”, njofton policia.





