Një banesë në Hamallaj të Durrësit ka rënë pre e vjedhjes orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme (22 qershor).
Ndërsa policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e kësaj ngjarjeje, shtetasi Gazmir Picari 39 vjeç, banues në Mëzez të Tiranës, si dhe ka bërë të mundur sekuestrimin e sendeve të vjedhura.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 04:00, kur 39-vjeçari ka hyrë në banesën e shtetasit P.M. 26 vjeç dhe ka vjedhur këto sende:
- një televizor 52 polësh;
- një laptop
- një Ipad;
- një portofol me një shumë të konsiderueshme parash;
- ora dore;
- Usb;
- 2 telefona celularë.
Policia informon se Picari është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.





