Vidhet një automjet te Gjiri i Lalzit.
Policia bën me dije se gjatë natës së të hënës, te një kompleks në zonën e Gjirit të Lalzit, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një mjet tip “BMWX5”.
Makina është në pronësi të shtetasit E.H., vjeç 37, banues në Tiranë.
Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.





