Një vjedhje është zbuluar në ambientet e shkollës “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës.

Sipas informacioneve paraprake, persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hyrë në ambientet e shkollës dhe kanë marrë disa kompjutera.

Burime bëjnë me dije se autorët dyshohet të kenë prekur edhe regjistrat e shkollës, çka mund të ndihmojë hetuesit për të kuptuar më mirë qëllimin e vjedhjes.

Pritet të verifikohen kamerat e sigurisë për të identifikuar autorët, ndërkohë policia është njoftuar dhe pritet të nisë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.