Persona të paidentifikuar kanë vjedhur me thyerje një resort në fshatin Radë në Durrës.
Policia e Durrësit bën të ditur se gjatë natës së enjtes, hajdutët kanë mundur të marrin një sasi lekësh në resortin në pronësi të shtetasit G.H.
Duke përfituar nga orët e natës, ata kanë thyer disa nga zyrat e resortit dhe kanë mundur t’ia mbathin me paratë që kanë gjetur aty.
Policia e Durrësit ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.





