Një hajdut nga Elbasani në bashkëpunim me një person tjetër, kanë vjedhur në një banesë në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13 në Plazh, ku pre e hajdutëve ra banesa e shtetasit L.K. 48 vjeç.
Policia njofton se ka arrestuar 34-vjeçarin nga Elbasani, Oltion Beshiri, ndërsa po punon për identifikimin e bashkëpunëtorit tjetër.
34-vjeçari ka vjedhur një telefon celular të markës Samsung, 150 € si dhe ka tentuar t’i marrë nga dora një lap-top vajzës së pronarit të banesës.
Pas arrestimit, uniformat blu kanë sekuestruar të gjitha sendet e vjedhura në cilësinë e provave materiale.





