1.6 milion lekë është shuma e grabitur në shtëpinë e shtetases Xh.Sh., 63 vjeçe.
Sipas policisë së Durrësit, hajdutët kanë hyrë në banesën e gruas së moshuar, në lagjen nr.4 të qytetit, dhe kanë mundur të marrin me vete shumën e konsiderueshme të parave.
Mbi bazën e provave të mbledhura në vendngjarje, grupi i hetimit ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të vjedhjes.





