Është vjedhur statuja prej bronzi e Mahatma Gandit, e cila ishte e vendosur jashtë Australian Indian Community Centre në Melburn.

Sipas policisë së shtetit të Viktorias, për heqjen e statujës dyshohet se është përdorur një mjet prerës metalik, me të cilin vepra prej bronzi është shkëputur nga baza e saj, duke lënë pas vetëm këmbët.

Statuja, me peshë rreth 420 kilogramë, ishte vendosur jashtë qendrës në zonën Rowville dhe është vjedhur më 12 janar.

agalma-melvourni

Ajo ishte inauguruar në vitin 2021 nga kryeministri i atëhershëm i Australisë, Scott Morrison, dhe ishte një dhuratë nga qeveria e Indisë.

Hetimet për identifikimin e autorëve janë në vijim, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë provat e disponueshme.