Itali, 27 korrik 2014 – Njëlloj si në filmin e famshëm të neorelizmit italian “Hajduti i biçikletave”, dy italianë në bashkëpunim me një shqiptar vidhnin biçikleta në qendrën historike të Peskarës.

Dy italianët, 26 vjeç dhe 30 vjeç, ishin pa precedentë penalë dhe vinin nga familje të rregullta qytetare peskareze.

 Kriza ekonomike dhe nevoja për të fituar ndonjë euro i kishte shndërruar në hajdutë biçikletash.

Personi i tretë i arrestuar nga policia e Peskarës është shqiptari Avni Previsi, 28 vjeç, me precedentë penalë.

Avniu, që në moshën 20 vjeçare në nëntor 2005 është arrestuar në qytezën e Frankavilës me 530 gramë kokainë të pastër në trup.

Në atë kohë Avniu ishte emigrant me dokumenta të rregullta në qytetin e Arecos (Arezzo). Të hënën në 28 korrik në Gjykatën e Peskarës do të zhvillohet gjykimi i drejtpërdrejtë i tre hajdutëve të biçikletave.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/