Policia e Durrësit ka finalizuar mbrëmjen e djeshme operacionin e koduar "Navigatori" ku ka vënë në pranga dy 18-vjeçarë të cilët vidhnin me thyerje aksesorë në automjete. Efektivët kanë dokumentuar me prova shkencore 6 vjedhje të dyshuara të kryera nga shtetasit e arrestuar në flagrancë: N. Ç., 18 vjeç, banues me qira në Durrës; I. S., 18 vjeç, banues me qira në Durrës.

Shtetasit e mësipërm, më datë 27.09.2018, në bashkëpunim me njëri- tjetrin janë kapur në flagrancë duke kryer vjedhjet si më poshtë vijojnë :

Në lagjen Nr.5 në mjetin tip Mercedes në pronësi të shtetasit E.L. kanë vjedhur telefon, syze dielli dhe karta banke, të cilat janë sekuestruar nga ana e policisë.

Në lagjen Nr.14 /1, në mjetin tip Mercedes në pronësi të shtetasit G.D. kanë vjedhur airbag timoni, i cili është sekuestruar nga ana e policisë.

Në lagjen Nr. 6, në mjetin në pronësi të shtetasit K.Z. kanë marrë telefona dhe syze dielli të sekuestruara nga ana e policisë.

Nga veprimet hetimore dhe mekanizmi i ngjarjeve dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin të jenë autorë edhe te vjedhjeve si më poshtë:

Në lagjen Nr.17 në mjetin në pronësi të shtetasit K.Xh. kanë vjedhur disa rroba.

Në lagjen Nr.13 në mjetin në pronësi të shtetasit M.P. kanë vjedhur navigatorin.

Në lagjen Nr.13 në mjetin në pronësi të shtetasit A.D. kanë vjedhur navigatorin.

Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këto ngjarje si dhe zbardhjen dhe dokumentinin e plotë të aktivitetit kriminal të tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja" në bashkëpunim parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.