Pas denoncimeve të marra nga qytetarët, për raste të ndryshme vjedhjesh, konkretisht në zonën Livadh, Dhërmi dhe Kudhës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Livadhi” në kuadër të të cilit u arrestuan 3 persona.

Operacioni “Livadhi” zbardhi 6 raste vjedhjesh të cilat ishin kryer gjatë periudhës maj-qershor 2023, si dhe ranë në pranga autorët e dyshuar, konkretisht:

32-vjeçari, me iniciale R.R. banues në Vlorë, me precedent penal në fushën e narkotikëve, i cili u vu në pranga në qytetin e Vlorës;

39-vjeçari Y. T., banues në Sarandë, i cili u vu në pranga në qytetin e Sarandës;

44-vjeçari me inciale S. G. banues në Tiranë, me precedent penal në fushën e vjedhjes, i cili u lokalizua dhe u vu në pranga në qytetin e Gjirokastrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në 6 banesa të ndryshme në Himarë, sende personale, pajisje elektrike, vegla pune, biçikleta, aparate celulare, të cilat më pas i shisnin në qytete të ndryshme si Gjirokastër, Vlorë dhe Sarandë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pinca, 1 peshore, 1 thikë, 1 distributor elektrik, disa metra kabllo elektrike dhe 5 aparate celulare.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer të arrestuarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.