Pas një seance maratonë për mbi nëntë orë, Gjykata e Kukësit ka rikonfirmuar masën e sigurisë për 22 policë, të cilët dyshohet se kanë shpërdorur detyrën.

Ata akuzohen se kishin ngritur një skemë vjedhjeje të pagesave të gjobave që aplikonin për drejtuesit e automjeteve.

Nga 22 policë të dyshuar, gjashtë u lanë në burg, katër arrest shtëpie dhe dymbëdhjetë të tjerë në “detyrim paraqitje”