Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane për veprën penale të vjedhjes së banesave. Të arrestuarit janë nga Shqipëria, konkretisht dy të rinj të moshës 19 vjeç dhe një grua 30-vjeçare.

Shqiptarët kishin vjedhur një laptop të shtrenjtë, bizhuteri të shumta dhe sende të tjera me vlerë. Agjentët e policisë kanë arrestuar tre shqiptarët, dy djem të cilët ndodhen aktualisht në paraburgim në Pistoia dhe gruaja është lënë në arrest shtëpiak.

Pas kontrolleve të kryera, tre shqiptarëve iu janë gjetur dhe sekuestruar disa sende me vlerë, të cilat i kishin përvetësuar përmes aktivitetit të vjedhjes.