1dhjetor 2015 – Policia italiane arreston tre shqiptarë, autorë të vjedhjes së parcelave me ullinj. Ata u kapën në flagrancë në zonën e Stornarelës, në komunën Cinque Reali Siti, pranë Foxhias.
Policia tha se u vunë në pranga: Ardian Domi, 44 vjeç, Blerina Thartori, 41 vjeç dhe Holban Gina, 40 vjeç. Ata kishin mbushur thasët me ullinj, plot 3 kuintalë, me vlerë 250 euro, të cilat iu bllokuan dhe iu kthyen pronarit.
/portali DurrësLajm/