Policia ka arrestuar një 54-vjeçar në Tepelenë, pasi akuzohet për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Policia njofton se shtetasi me iniciale: K. H., u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u konstatua lidhje e paligjshme të energjisë elektrike.

Njoftimi i policisë:

Tepelenë

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin K. H., 54 vjeç, banues në fshatin Progonat, Tepelenë.

Ky shtetas u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e OSSHE-së dhe shërbimet e Policisë, në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme të energjisë elektrike.

Materiale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.