MIRDITË, 20 shkurt 2013– Arrestohet kryeplaku i fshatit Mashter-Kore në Mirditë Dedin Preng Koka 41-vjeç. Bashkë me të është arrestuar edhe shtetasi Viktor Pjetër Ndoi- 39 vjeç.
Kryeplaku Koka dhe Viktor Ndoj janë kapur në flagrancë nga policia e komisariatit të Mirditës, pasi po vidhnin linjën elektrike të fshatit Nënshet.
Nga hetimet paraprake mësohet se dy personat e arrestuar kishin vjedhur herë pas here naftën e gjeneratorëve të një operatori celular në vend.
Sipas policisë ato janë autorë të shumë vjedhjeve, të cilët në veprimet e tyre ka lënë pa energji për javë të tëra fshatrat e zonës së Oroshit në Mirditë, po ashtu edhe pa sinjal dy operatorët celularë.
Ndaj tyre është marrë masa e arrestit në flagrancë dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.





