Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim.

E.R., 35 vjeç ishte shpallur në kërkim pasi vidhte materiale për ndriçimin e rrugëve.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin në kërkim E. R., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi ka vjedhur në mënyrë të përsëritur materiale për ndriçimin e rrugëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.