Një shqiptar është arrestuar në Igumenicë të Greqisë, si pasojë e vjedhjeve të motoçikletave.
Sipas mediave të huaja, shqiptari që prej muajit shkurt kishte kryer gjashtë vjedhje të motoçikletave si dhe një vjedhje të mbetur në tentativë.
Shqiptari është arrestuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, pasi ishte i shpallur në kërkim.
Mediat e huaja bëjnë me dije se i arrestuari ka hyrë ilegalisht në vend përmes kufirit greko-shqiptar dhe më pas ka hequr motoçikletat me një çelës “passpart” , i cili iu gjet dhe u sekuestrua.
Shqiptari i arrestuar do të dërgohet në Prokurorinë e Thesprotisë.