Ndalohet një punonjës i postës në qytetin e Beratit, i cili ishte shpallur në kërkim për vepren penale “ Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”.
Nga ana e sektorit për Krimin Ekonomik e Financuar, u bë ndalimi i shtetasit Iliaz Vrapit, 55 vjeç, banues në fshatin Goriçan Berat, me detyrë ish-punonjës i postës në ish-Komunën Kutalli.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat më Vendimin Penal Nr. 557 datë 09.11.2014, e ka dënuar me tre vjet burg, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit penal.
Shtetasi Iljaz Vrapi, ka përvetësuar shuma të ndryshme lekësh të derdhura nga qytetarët duke mos i arkëtuar këto lekë.