Itali, 26 qershor 2014 – 23 vjeçari shqiptar, Almir Gjinaj bënte pjesë në një bandë shqiptaro-marokene grabitësish të dhunshëm. Banda grabiste me dhunë dhe armë automjete, dyqane madje edhe prostituta anës rrugës. Një maroken dhe Altin Pasha (Pasha ne te djathte te fotos se bashku me Gjinajn ne te majte), “kolegë” të Almirit ishin dënuar më parë nga gjykata.
Për grabitjet me dhunë të ndodhura në pranverën e vitit 2012 Almiri u dënua me 8 vjet e 6 muaj burg. Pozicioni juridik i Almirit rëndohej edhe më shumë, sepse kishte precedentë penalë për grabitje si ai i tetorit 2010, kur vodhi me dhunë një kazino në qytezën e Albengas afër Portit të Gjenovës.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





