Një 35-vjeçare shqiptare ka rënë në prangat e policisë italiane në Merano.

Shtetasja e arrestuar është kapur teksa dilte nga qendra tregtare në qendër të qytetit pasi kishte vjedhur rroba me vlerë rreth 600 euro.

Pronarët e dyqaneve të grabitur, sapo zbuluan faktin se ishin vjedhur, lajmëruar menjëherë policinë.

Kjo nuk ishte hera e parë që shqiptarja vidhte në qendra tregtare pasi raste të tjera ishin denoncuar edhe më herët.

35-vjeçarja u shoqërua në polici dhe më pas u vendos masa e arrestit shtëpiak për të.