11 shtator 2015 – Një 23-vjeçar i shpallur në kërkim, pasi akuzohet për vjedhjen e disa shtëpive në Durrës, ka rënë në prangat e policisë.
Ergys Shkoza, banues në Durrës, ishte shpallur në kërkim nga uniformat blu që prej datës 16 korrik të këtij viti, por ndalimi i tij u bë i mundur vetëm ditën e djeshme.
Në sajë të veprimeve hetimore profesionale, Specialistët për Hetimin e Krimit kanë dokumentuar katër raste të vjedhjeve të banesave nga Ergys Shkoza në bashkëpunim.
Këto raste vijojnë si më poshtë:
1. Më datë 21.01.2015, në lagjen Nr.15 në Durrës, ka vjedhur banesën e shtetasit J.K. 55 vjeç.
2. Më datë 18.02.2015, në lagjen Nr.15 në Durrës, ka vjedhur banesën e shtetasit S. Z. 59 vjeç.
3. Më datë 12.04.2015, në lagjen Nr.15 në Durrës, ka vjedhur banesën e shtetasit E. K. 54 vjeç.
4. Më datë 12.05.2015, në lagjen Nr.15 në Durrës, ka vjedhur banesën e shtetases V.B. 58 vjeçe.
23-vjeçari do të dalë para drejtësisë nën akuzën e vjedhjes në bashkëpunim.
/S.L. portali DurresLajm/





