Këtë vit, dy gara të reja i shtohen kalendarit të Formula 1: Franca me pistën “Paul Ricard” dhe Gjermania me Hockenheim.
Bëhet fjalë për njohje të vjetra, por së shpejti duket se do të ketë edhe pista të reja. Sipas “Forbes”, Liberty do e çojë Formulën 1 deri në Vietnam, një vend me shumë pak traditë në automobilizëm dhe ku opsionet në merkato për skuadrat dhe për vetë Botërorin nuk duken të mira.
Por, këto janë zërat që kanë dalë nga mbledhja e kësaj jave në Londër e Shoqërisë së Promotorëve të F1, ku janë të përfaqësuara 21 garat e Botërorit.
“Do të njoftohet së shpejti një garë urbane në Vietnam”, tha një burim për “Forbes”. Qëllimi është që të plotësohet boshllëku i lënë nga Çmimi i Madh i Malajzisë.