Kryeqyteti Ho Chi Minh mbetet një pikë e rrahur tranziti për trafikantët, prej afërsisë gjeografike me Kamboxhian.
Policia në Vietnam tha dje se ka arrestuar 65 persona për trafikimin e 50kg drogave të fshehura në tubeta të pastës së dhëmbëve.
Arrestimet u bënë pasi katër punonjës të linjave ajrore të Vietnamit u arrestuan muajin e shkuar me tubeta paste dhëmbësh në bagazhet e tyre që ishin mbushur me droga, pas një fluturimi nga Parisi në Ho Chi Minh.
Policia tha se arrestimet e kësaj jave vijnë pas zbulimit të gjashtë dërgesave të narkotikëve të futura në Vietnam në të njëjtën mënyrë, shkruan rrjeti BBC.
Mediat vendase thanë se të ndaluarit po hetohen për krime të ndryshme si shitje, blerje dhe magazinim narkotikësh.
Të dyshuarit drejtoheshin nga i njëjti rrjet që kishte rekrutuar dhe punonjësit e fluturimeve.
Autoritetet thanë më herët se më shumë se gjysma e 327 pastave të dhëmbëve që transportoheshin nga punonjësit e fluturimit, ishin të mbushura me droga të jashtëligjshme.
Punonjësit e dyshuar dëshmonin se “nuk ishin në dijeni” të përmbajtjes së tubetave të pastës së dhëmbëve.
Megjithse Vietnami ka disa nga ligjet më të ashpra në botë për dogat, vendi është një pikë kryesore e trafikut të ndaluar aziatik.
Për zotërimin e 600 g heroinë ose 2.5kg metamfetamina në Vietnam jepet dënimi me vdekje.
Kryeqyteti Ho Chi Minh mbetet një pikë e rëndësishme trafiku prej afërsisë së tij me Kamboxhian.